Messi, më i mirë se Ribery dhe Ronaldo
Xavi Hernandez ka lavdëruar mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery dhe yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, por ka thënë se futbollisti më i mirë në botë dhe në histori është bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Lionel Messi. Ribery, Ronaldo dhe Messi janë finalistë për Topin e Artë 2013 dhe Xavi ka dhënë mendimin e…

Sport
Xavi Hernandez ka lavdëruar mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery dhe yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, por ka thënë se futbollisti më i mirë në botë dhe në histori është bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Lionel Messi.
Ribery, Ronaldo dhe Messi janë finalistë për Topin e Artë 2013 dhe Xavi ka dhënë mendimin e tij se kush duhet të jetë fitues.
“Ribery dhe Cristiano Ronaldo kanë gjithçka që nevojitet për të fituar Topin e Artë, por për mua futbollisti më i mirë në botë dhe në histori është Messi, nuk kam dyshime. Edhe pse, unë nuk votoj”, deklaroi Xavi në Dubai ku ishte prezent për forumin e Globe Soccer Awards.
Messi, Ronaldo dhe Ribery, finalistë për Topin e Artë 2013Xavi, së bashku me Messin një prej futbollistëve kryesor të gjigantit katalan ka folur edhe për Barcelonën që sipas tij ka: “Shumë sekrete, ekipi i mirë, mentaliteti fitues, shpirti i grupit dhe një dozë e vogël e fatit”. Fituesi i Topit të Artë 2013 do të shpallet më 15 janar në Zurich.