‘Messi më i mirë edhe për shumë vite tjera’

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi do të jetë lojtari më i mirë në botë edhe në vitet e ardhshme, pasi forma e tij nuk do të pësojë rënie.

Sport

04/01/2015 21:07

Rakitic është i bindur se bashkëlojtari i tij do të  vazhdojë të mbetet lojtari më i mirë në botë edhe për shumë vite tjera, pasi forma e tij nuk e ka ndërmend të pësojë rënie.

“Messi është i shkëlqyer, ai është lojtari më i mirë në botë dhe do të mbetet të jetë për vitet e ardhshme”, tha Rakitic për të përditshmen kroate, Vecernji list.

Përndryshe, mesfushori kroat njihet si fans i madh i Messit, pasi një gjë të tillë e ka treguar shumë herë nëpër deklaratat e tij të hershme, edhe para se të transferohej teBarcelona.