Messi me het-trik në pjesën e parë – Barca në epërsi kundër Eibar

Lionel Messi zbuloi pak nga magjia e tij, në 45 minutat e para kundër Eibar.

Sport

22/02/2020 16:52

Në ‘Camp Nou’, Messi u kujdes të kënaqte tifozët e Barcelonës, duke shënuar tri herë në portën e Eibar, shkruan lajmi.net.

Messi gjeti golin në minutat 14’, 37’ dhe 40’, duke bërë që Barcelona të shkonte në pauzën 15 minutëshe me tri gola epërsi.

Argjentinasi kishte disa javë pa gjetur rrugën e golit, dhe edhe pse asistonte, kritikat për të filluan të rriteshin.

Sot, ai u përkujdes që në vetëm 45 minuta t’i heshte kritikët. /Lajmi.net/