“Messi më bëri ta dua largimin nga futbolli”

Kevin-Prince Boateng ka thënë se kur pa Lionel Messin se ishte aq i mirë gjatë qëndrimit të tij te Barcelona, mendoi të pensionohej nga futbolli.

Sport

25/11/2020 16:27

Boateng iu bashkua skuadrës katallanë në një lëvizje të papritur në janar të vitit 2019, duke qëndruar gjashtë muaj i huazuar, kur arriti të fitonte titullin e La Ligas, pavarësisht periudhës së shkurtër atje.

33 vjerçari më pas u transferua te Fiorentina, Bestikas, dhe në fund te Monza, pjesë e të cilës skuadër është aktualisht.

“Gjashtë muajt e parë te Barcelona ishin të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar fillimisht Boateng, përcjell lajmi.net.

“Fillimisht, nuk e besoja atë. Mendova se ishte Espanyol që më dëshironte mua, jo Barcelona reale”.

“Stërvitja me Messin më la pa fjalë mua. Unë gjithmonë kam thënë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është tjetër. Ai nuk është normal”.

“Derisa stërvitesha me të u ndjeva joadekuat për herë të parë në karrierën time. Ai po bënte gjëra të pabesueshme. Unë ndjeva sikur po thoja. Unë kam mbaruar, unë do të pensionohem”./Lajmi.net/