Messi mbetet në Barcelonë
Nuk ekziston asnjë mundësi për largimin e yllit Lionel Messi nga Barcelona, ka thënë presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.

Sport
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka insistuar se Lionel Messi nuk do të largohet nga Camp Nou.
Ylli argjentinas është futbollisti kryesor i gjigantit katalan, dhe sipas Bartomeut nuk ekziston asnjë mundësi për largimin e tij nga klubi.
“Nuk ekziston asnjë mundësi për largimin e Messit”, deklaroi Bartomeu për “RMC”.
“Shpresojmë se Messi do ta përfundojë karrierën e tij këtu. Kam dëgjuar për klube të interesuara, por ai është i lumtur në Barcelonë, njësoj sikurse familja e tij. Nuk ekziston asnjë mundësi për largimin e tij, do të ishte vërtetë një befasi e madhe”, u shpreh ai.