Messi-Martino, s’ka problem

Lionel Messi ka insistuar se nuk ka asnjë problem me trajnerin e Barcelonës, Gerardo Martino pas zëvendësimit të tij në ndeshjen kundër Real Sociedadit të martën. Golat nga Neymar, Messi, Sergio Busquets dhe Marc Bartra e udhëhoqën gjigantin katalan drejt fitores së gjashtë pas po aq xhirosh në La Ligë, duke mundur 4-1 Real Sociedadin.…

Sport

25/09/2013 13:15

Lionel Messi ka insistuar se nuk ka asnjë problem me trajnerin e Barcelonës, Gerardo Martino pas zëvendësimit të tij në ndeshjen kundër Real Sociedadit të martën.

Golat nga Neymar, Messi, Sergio Busquets dhe Marc Bartra e udhëhoqën gjigantin katalan drejt fitores së gjashtë pas po aq xhirosh në La Ligë, duke mundur 4-1 Real Sociedadin.

Por, ylli argjentinas shprehu pakënaqësinë e tij pas zëvendësimit dhjetë minuta para përfundimit të takimit, edhe pse ka insistuar se nuk deshi të injorojë trajnerin.

“Nuk kam bërë asnjë gjest kur Martino më zëvendësoi. Askush nuk dëshiron të zëvendësohet, por duhet ta pranojmë sepse është në dobi të ekipit”, shkroi Messi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.