Messi ’magjiku’: Luajti me 50% kundër Inter – Statistika të jashtëzakonshme

Lionel Messi ka vërtetuar edhe një herë se do të jetë e pamundur të gjendet një zëvendësues për të.

Sport

03/10/2019 16:57

Messi, për herë të parë këtë sezon ka kompletuar 90 minuta lojë, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Inter.

Edhe pse nuk ishte në formën më të mirë, me vetëm 50%, argjentinasi ka tmerruar kundërshtarët me statistikat e tij.

Messi ka regjistruar 96 prekje, 1 asistim, ka kompletuar 10 nga 11 driblimet e tentuara, ka krijuar 6 shanse si dhe ka pasur një saktësi prej 86% në pasimet e tij, përcjell lajmi.net.

Leo vendosi takimin me bashkëpunimin me Luis Suarez, kur asistoi për golin e uruguaianit në fundin e takimit. /Lajmi.net/