Messi luan për bamirësi

Lionel Messi do të jetë pjesë e ndeshjes bamirëse, e cila do t’i tubojë në një vend yjet e futbollit botëror. Ky takim do të luhet në Romë, më 1 shtator.

Sport

23/07/2014 17:00

Ikonat e futbollit botëror, përfshirë këtu edhe emrat si Lionel Messi, Zinedine Zidane, Samuel Eto’o, Andrea Pirlo e Javier Zanetti, do të jenë pjesë e ndeshjes bamirëse ‘2014 Match for Peace’, që do të zhvillohet më 1 shtator.

Ky event, që është ide e Papa Francis, ka për qëllim t’i mbështesë disa nga sektoret më të varfra në shoqërinë moderne përreth Evropës, Amerikës së Jugut dhe pjesës tjetër të globit.

Në këtë ndeshje do të luajnë gjithashtu emrat e njohur si Roberto Baggio, Gianluigi Buffon e Yuto Nagatomo, do të zhvillohet në stadiumin Olimpico të Romës, duke filluar nga ora 20:45.