Messi: Ky mund të jetë Botërori i Argjentinës

Lionel Messi thotë se Argjentina po shkon në rrugën e duhur dhe me hapa të sigurt drejt finales së Botërorit. Ylli argjentinas gëzohet që Albiceleste arritën në çerekfinale, pasi e eliminuan Zvicrën.

Sport

02/07/2014 22:29

Argjentina po shkon me hapa të sigurt përpara në Botëror. Kështu mendon Lionel Messi, i cili iu gëzua kualifikimit të ekipit të tij në çerekfinale të Botërorit, pas fitores 1:0 ndaj Zvicrës, falë golit të realizuar nga Angel Di Maria në minutën e 118 të ndeshjes.

“Ashtu siç kemi arritur deri në çerekfinale, ndiej se ky mund të jetë Botërori i Argjentinës. Kemi vuajtur dhe ishim nervozë. Bëmë gjithçka për ta mbajtur gjallë shpresën, sepse ekipi ynë nuk meritonte të shkojë në shtëpi. Askush s’do ta priste këtë”, deklaroi Messi.

Argjentina synon ta fitojë Botërorin afro 30 vjet pasi kishte shkëlqyer në Meksikë. Me Messin në krye, gjithçka mund të ndodh.