Messi: Kjo është e pabesueshme
Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, thotë se është e pabesueshme se sa të vështirë e ka të realizojë me fanellën e Kombëtares.

Sport
Lionel Messi është ankuar në fatin e keq, dhe insiston se është e pabesueshme se sa të vështirë e ka të realizojë me fanellën e Argjentinës.
Sulmuesi humbi një rast ideal në ndeshjen kundër Kolumbisë, ku ata fituan vetëm pas penalltive.
E më pas, Messi u ankua në fatin e keq.
“Është e pabesueshme se çka duhet të bëj për një gol me Kombëtaren”, deklaroi ai.
“Kemi zhvilluar ndeshjen më të mirë në Copa America, duke krijuar raste të shumta për shënim, e në fund u kualifikuam me penallti”, u shpreh Messi.