Messi: Kjo është arsyeja pse nuk dua kontratë të përjetshme te Barcelona

Lajmet për të ardhmen e Lionel Messit te Barcelona bëri që te shumë tifozë të shfaqet gjendje frike pasi u zbulua se ai ka mundësinë të largohet në çdo fund sezon.

Sport

18/10/2019 23:03

Ylli argjentinas, edhe pse ka këtë mundësi, ai ka pranuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona, por shton se ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate të përjetshme, që do ta mbante të lidhur në ‘Camp Nou’.

“Ishte folur për një kontratë të përjetshme, ashtu si ata bënë me Andres Iniestan”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.

“Ajo që thash ishte se nuk dua një kontratë që më lidh”.

“Nuk dua të jem këtu nëse nuk jam i lumtur. Unë dua të konkurroj, të performoj dhe të vazhdoj të luftoj për objektivat, duke mos qenë këtu thjesht për shkak të kontratës sime”.

“Kjo është arsyeja pse nuk më pëlqen (ideja për t’u lidhur me Barcelonën). Por këtu (në Barcelonë), do të qëndroja gjithë jetën”./Lajmi.net/