Messi, kapiten i Galaxy 11

Franz Beckenbauer ka shprehur admirimin e tij për “aftësinë e jashtëzakonshme” të Lionel Messit pasi e përzgjodhi sulmuesin si kapiten të ekipit Galaxy 11. Legjenda e Gjermanisë është duke formuar një skuadër të përbërë nga futbollistët më të mirë në botë dhe nuk ka dyshim se kush është emri i parë në emërore. Messi, 26-vjeç…

Sport

11/11/2013 12:47

Franz Beckenbauer ka shprehur admirimin e tij për “aftësinë e jashtëzakonshme” të Lionel Messit pasi e përzgjodhi sulmuesin si kapiten të ekipit Galaxy 11.

Legjenda e Gjermanisë është duke formuar një skuadër të përbërë nga futbollistët më të mirë në botë dhe nuk ka dyshim se kush është emri i parë në emërore.

Messi, 26-vjeç ishte golashënuesi më i mirë i ligave kryesore evropiane sezonin e kaluar dhe ka fituar çmime të shumta individuale përfshirë katër herë Topin e Artë.

Gjatë një interviste, Beckenbauer ka deklaruar: “Sipas meje, Messi është futbollisti më i mirë në botë. Talenti i tij, lëvizjet dhe aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme, e pastaj ai nuk ndalet së shënuari. Ai është lider i vërtetë në fushë dhe jashtë saj është një karakter i përkryer”.