Messi kampion, Messi president

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi u paraqit të premten në gjykatë, në seancën e parë dëgjimore e cila e ngarkon me akuzën se së bashku me babain, Jorge, fshehën mbi 4 milionë euro nga tatimi. Ylli i Barcelonës me buzëqeshje në fytyrë u paraqit në një gjykatë në Gava, qytet i vogël…

Sport

27/09/2013 12:27

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi u paraqit të premten në gjykatë, në seancën e parë dëgjimore e cila e ngarkon me akuzën se së bashku me babain, Jorge, fshehën mbi 4 milionë euro nga tatimi.

Ylli i Barcelonës me buzëqeshje në fytyrë u paraqit në një gjykatë në Gava, qytet i vogël katalan, kurse përjashta e pritën dhjetëra tifozë të cilët i brohoritën: “Messi kampion, Messi president”.

Babai dhe biri Messi ngarkohen me akuzën se gjatë periudhës 2007-2009 kanë fshehur 4.1 milionë euro nga tatimi.

Muajin e kaluar, avokatët e Messit kanë propozuar të paguajnë kompensim prej gati 5 milionë eurosh, duke insistuar se futbollisti nuk ishte i vetëdijshëm për rastin në fjalë dhe se faji i takon këshilltarëve të tij financiar.