Messi: Kam instiktin e kumarxhiut
Lionel Messi ka dhënë një deklaratë mjaft interesante, duke thënë se ai në fushën e lojës, posedon një instikt të një kumarxhiu.

Sport
Messi ka thënë se është pikërsisht ‘instikti i kumarxhiut’ atë që e bën një lojtar të madh dhe njërin ndër më të mirët në historinë e futbollit.
“Ka njerëz të cilët mendojnë se mënyra e lojës sime vjen prej natyrës. Sidoqoftë, nuk e di nëse kjo është e vërtetë, por një gjë është e vërtetë ‘Unë kam instiktin e një kumarxhiu”.
“Në fushë, çdo herë mendoj të bëj lëvizjen apo vendimin më të mirë, teksa tentoj të bëj atë që kundërshtarët nuk e bëjnë”.
“Unë mbaj një presion shumë të madh për tu bërë më i mirë, sepse presioni i përmirëson aftësitë e mia”, tha Messi për Four Four Two.
“Kur unë e ndiej barin nën këmbët e mia, atëherë ndihem i sigurt”, përfundoi argjentinasi.