Messi: Kam dashur që kjo gjë të ndodh me Ronaldon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka kranuar se ka dëshiruar që Critiano Ronaldo të mbetej te Real Madrid.

Sport

09/10/2019 16:28

Dyshja kanë vendosur standard të lartë për shfaqjet individuale gjatë dekadës së fundit, duke vendosur rekorde për arritjet personale.

Ky rivalitet është rritur shumë gjatë viteve të fundit kur Ronaldo ishte pjesë e Real Madridit, dhe ky i fundit në verën e kaluar la Spanjën për të kaluar në Serie A te Juventus.

“Unë kam dashur që ai të vazhdonte me Real Madridin”, ka deklaruar Messi për RAC1, përcjell lajmi.net.

“Ai i dha një plus rivalitetit tonë në El Clasico dhe në La Liga”.

“Real Madrid do të vazhdojë të sfidojë sepse kanë lojtarë shumë të mirë, pro unë tashmë thashë që skuadra do të ndjejë humbjen e tij për atë që ai nënkuptonte”./Lajmi.net/