Messi, kafe me trofeun e Champions (FOTO)

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka postuar një fotografi të mëngjesit të sotëm ku ai shijoi kafen me trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sport

07/06/2015 12:33

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, sot ka ngrënë mëngjesin më të mirë ndonjëherë.

Ylli argjentinas ka publikuar një fotografi ku shihet duke pirë kafen e mëngjesit, pranë trofeut të Ligës së Kampionëve.

E atë skuadra e tij e fitoi pasi mposhti Juventusin në finalen e madhe në Berlin me rezultat 3:1.