Messi ka rikuperuar 14 gola ndaj Ronaldos për 3 muaj
Shifrat e Messit në vitin 2015 kanë qenë të pabesueshme, pasi ai ka arritur të rikuperojë plotë 14 gola ndaj Ronaldos për vetëm tre muaj.
Sport
Momentalisht, Lionel Messi ka arritur të shënojë 32 gola në këtë sezon në La Ligë, ndërsa Ronaldo ka mbetur në kuotën e 30 golave.
Në mesin e dhjetorit të vitit 2014, Ronaldo ishte 12 gola para Messit, pasi portugezi kishte 25 gola të shënuara ndërsa argjentinasi ka shënuar 13 gola.
Sidoqoftë, Messi ka arritur ta kalojë Ronaldon sa i përket golave të shënuara në La Ligë, dhe jemi vetëm në muajin mars. Kjo do të thotë se ai ka rikuperuar 14 gola ndaj Portugezit.