“Messi ka një dobësi në lojën e tij, dhe unë e di atë”

Manchester United dhe Barcelona do të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/03/2019 12:07

Skuadra katalane cilësohet favorite përballë Manchester United, shkaku edhe i formës së mirë që po kalojnë kohëve të fundit.

Por, i gatshëm për t’iu kundërvu Barcelonës dhe Lionel Messit është mbrojtësi i Manchester United, Chris Smalling.

Smalling ka thënë se Lionel Messi ka një dobësi në lojën e tij, dhe se ai do ta shfrytëzojë atë.

“Ka një dobësi në lojën e Messit që unë e di”, ka deklaruar Smalling, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk mendoj se pjesa tjetër e botës është e vetëdijshme për këtë, prandaj nuk dua të flas”./Lajmi.net/