Messi ka dy oferta për t’u larguar nga Barcelona

E ardhja e Lionel Messit është në ajër pas zhvillimeve të fundit te Barcelona.

Sport

09/04/2020 08:13

Ylli argjentinas ka prishur raportet me drejtuesit e klubit, teksa ka në fuqi një kontratë që i mundëson largimin çdo fund sezon pas moshës 30 vjeçare.

Shumë klube janë duke pritur mundësinë për transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, por avantazhin këto ditë ka marrë Inter.

Inter, nuk është skuadra e vetme që po kërkon Messin, pasi ata do të rivalizohen nga ish klubi i parë i yllit të Barcelonës.

Në Argjentinë tashmë raportohet se Inter ka përgatitur një ofertë për Messin, por një ofertë ka përgatitur edhe Newell’s Old Boys, klub ku 32 vjeçari ka filluar stërvitjet në moshën 7 vjeçare./Lajmi.net/