Messi: Ja pse është vështirë ta mposhtësh Van Dijkun

Lionel Messi ka treguar pse është shumë e vështirë ta mposhtësh në duel mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Sport

17/10/2019 14:12

Palët kanë luajtur kundër njëra tjetrës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku të kuqtë vazhduan tutje.

Barcelona dhe Messi ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ e fituan me rezultat 3:0, ndërsa Virgil van Dijk dhe shokët e tij te Liverpool, në ndeshjen e dytë bënë një paraqitje të mirë, duke përmbysur gjithçka, për 4:0.

“Ai është një mbrojtës që di mirë si të llogarisë kohën e tij dhe pret momentin e duhur për të sfiduar sulmuesin”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.

“Ai është shumë i shpejtë dhe i madh, por ai ka shumë shkathtësi për gjatësinë e tij”.

“Ai është i shpejtë për shkak të hapit të tij të shkëlqyeshëm, dhe është mbresëlënës si në mbrojtje edhe në sulm, sepse shënon shumë gola”./Lajmi.net/