Messi ishte afër Espanyolit

Lionel Messi ka mundur të jetë futbollist i Espanyolit.

Sport

25/01/2016 07:58

Ish trajneri i Espanyol, tashmë i Tottenham Hotspurs, Mauricio Pochettino, ka treguar se Leo Messi ishte afër të nënshkruante me skuadrën tjetër nga katalunia.

“Ishim afër që ta transferonim Messin në Espanyol, një centimetër. E pabesueshme por e vërtetë”, u shpreh Pochettino.

“Messi ishte 17 vjeçar dhe luante për U18 kur ishte afër të transferohej. Ishim afër por nuk ndodhi”, shtoi ai.