Messi i vjetër

Lionel Messi është aktualisht i lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në vazhdim të këtij viti. Mirëpo, ylli i Barcelonës është i qetë. Ai nuk brengoset aspak për dëmtimin që pësoi më herët gjatë këtij muaji e që do ta lë jashtë fushave për tetë javë. Madje, Messi beson se shumë…

Sport

22/11/2013 21:55

Lionel Messi është aktualisht i lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në vazhdim të këtij viti. Mirëpo, ylli i Barcelonës është i qetë.

Ai nuk brengoset aspak për dëmtimin që pësoi më herët gjatë këtij muaji e që do ta lë jashtë fushave për tetë javë. Madje, Messi beson se shumë shpejt do të kthehet ai i ‘vjetri’.

“Janë duke qarkulluar shumë gjëra të pavërteta por që nuk mund t’i mohoj secilën herë që i thonë, pasi do të çmendesha. E di se do të jem sërish mirë”, deklaroi Messi për Radio Metro në Argjentinë.

Ai ka siguruar tifozët e Barcelonës dhe ata të Kombëtares së Argjentinës se prapë do t’i ndihmojë atyre pas rikuperimit të plotë nga lëndimi. S

ë fundmi është spekuluar edhe rreth arsyeve për dëmtimet e tij të njëpasnjëshme muskulore këtë edicion, por Messi deklaron: “Jam i qetë, edhe pse ishte një dëmtim i keq që do të më lë jashtë për një kohë të gjatë. Do të shërohem dhe do të kthehem në fushë për të bërë atë që kam bërë gjithmonë”.