Messi i prishi punë Tevezit
Selektori i Argjentinës, Alejandro Sabella nuk e ftoi sulmuesin Carlos Tevez në ekip për Kampionatin botëror për shkak të marrëdhënieve jo të mira mes tij dhe yllit kryesor, Lionel Messi.
Sport
Mospërfshirja e sulmuesit Carlos Tevez në ekipin e Argjentinës për Kampionatin botëror vazhdon të sjell diskutime.
Selektori Alejandro Sabella befasoi duke mos e ftuar yllin e Juventusit, pavarësisht paraqitjeve fantastike të tij me Bianconerët, në sezonin e parë në Serie A.
Ai përzgjodhi që Lionel Messi, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain e Rodrigo Palacio të përbëjnë sulmin.
Mirëpo, sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, e vërteta mbi vendimin e Seballas për mospërfshirjen e Tevezit ka të bëjë me raportin e tij me Messin.
Dyshja ishin shokë, por pas përfundimit të Kampionatit botëror 2010 raporti i tyre u shkatërrua pasi Tevez nuk e konsideronte Messin si lider në ekipin Kombëtar, kurse ylli i Barcelonës kërkon që bashkëlojtarët të respektojnë rolin e tij dhe rëndësinë për skuadrën. Krejt kjo bëri që Tevez të mbetet në shtëpi, e Messi në Brazil për Botëror.