Messi, i lumtur në Rosario

Lionel Messi është duke i kaluar pushimet në vendlindje, në Rosario të Argjentinës, pas eksperiencës që e pati në Botërorin e Brazilit. ylli argjentinas duket mjaft i lumtur.

Sport

20/07/2014 14:41

Lionel Messi duket se e ka lënë prapa krahëve Botërorin e Brazilit dhe po shikon përpara. Ylli argjentinas është duke i kaluar pushimet së bashku me familjen e tij në qytetin e lindjes, Rosasio.

Futbollisti argjentinas ka qenë i pranishëm në një qendër komerciale, në lokacionin Santa Fe të shtunën.

Ai është befasuar kur shumë tifozë e rrethuan dhe ai iu përgjigj me një buzëqeshje, ndërsa shpërndau autografe dhe bëri fotografi me tifozët.

Mediat argjentinase shkruajnë se 27 vjeçari e ka kthyer buzëqeshjen, ndërsa do të qëndrojë edhe disa ditë në vendlindje, para se ta nis më pas punën për sezonin e ri me Barcelonën.