Messi i Artë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi mori çmimin Këpuca e Artë 2012-13 për epitetin e golashënuesit më të mirë në të gjitha ligat evropiane, me total prej 46 golash në edicionin e kaluar. Në ceremoninë e zhvilluar në Antigua Fabrica de Damm në Barcelonë, ylli argjentinas mori mirënjohjen për paraqitjet e tij fantastike para portave kundërshtare…

Sport

20/11/2013 12:00

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi mori çmimin Këpuca e Artë 2012-13 për epitetin e golashënuesit më të mirë në të gjitha ligat evropiane, me total prej 46 golash në edicionin e kaluar.

Në ceremoninë e zhvilluar në Antigua Fabrica de Damm në Barcelonë, ylli argjentinas mori mirënjohjen për paraqitjet e tij fantastike para portave kundërshtare në stinorin e kaluar.

Kjo është hera e tretë që Messi e mori çmimin, më parë e kishte rrëmbyer edhe gjatë edicioneve 2009-10 dhe 2011-12, dhe është bërë futbollisti i parë në histori të çmimit që është bërë tre herë fitues.

Ylli argjentinas është aktualisht i lënduar dhe do të mungojë për dy muaj, mirëpo shumë shpejt pritet që sërish ta mahnit botën me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.