Messi harron të duket ‘super-hero’ për ‘Halloween’ – Barca nuk arrin më shumë sesa një pikë në fushën e Alaves

Barcelona vazhdon të mos gjej rrugën e fitores në La Liga.

Sport

31/10/2020 22:52

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman, Barcelona, ka regjistruar edhe një ndeshje pa fitore në La Liga, duke luajtur baras 1:1 me Alaves.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi për skuadrën e Deportivo Alaves, pas një gabimi trashanik të Neto, shkruan lajmi.net.

Rioja ishte ai që shfrytëzoi gabimin e portierit, për t’i dhënë Alaves epërsinë 1:0 në minutën e 31’.

Barcelona rriti presionin duke kërkuar golin. Goli erdhi vetëm në minutën e 63’, me francezin Antoine Griezmann që dërgoi topin në rrjetë.

Alaves luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 62’, kur Jota u ndëshkua me kartonin e kuq.

Barca kështu tashmë ka vetëm tetë pikë, aq sa ka edhe skuadra e Deportivo Alaves. /Lajmi.net/