Messi, golgeteri më efikas

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, është golgeteri më efikas i 25 viteve të fundit. Ai kryeson me 0,77 gola për ndeshje para Marco van Bastenit dhe Ronaldos.

Sport

11/09/2014 09:53

Lionel Messi është futbollisti më efikas i 25 viteve të fundit dhe kjo dëshmohet nga mesatarja e shënimeve. Ylli i Barcelonës dhe Kombëtares argjentinase në 519 ndeshje ka shënuar 398 gola, mesatarisht 0,77 për ndeshje.

Interesant, pas tij nuk gjendet Cristiano Ronaldo edhe pse në Real Madrid ka mesatare prej më tepër se një goli për ndeshje, por Marco van Basten i cili në 431 ballafaqime realizoi saktësisht 300 gola.

Pas holandezit vijnë dy Ronaldot, braziliani dhe portugezi me nga 0,67 përkatësisht 0,60 gola për ndeshje.

Renditja:

1. Lionel Messi (398 gola, 519 ndeshje – 0,77 për ndeshje)

2. Marco van Basten (300 gola, 431 ndeshje – 0,70)

3. Ronaldo (414 gola, 616 ndeshje – 0,67)

4. Cristiano Ronaldo (428 gola, 717 ndeshje – 0,60)

5. Gabriel Batistuta (356 gola, 594 ndeshje – 0,60)

6. Ruud van Nistelrooy (382 gola, 659 ndeshje – 0,58)

7. Zlatan Ibrahimovic (360 gola, 678 ndeshje – 0,53)

8. Samuel Eto’o (359 gola, 725 ndeshje – 0,50)

9. Andrij Shevchenko (369 gola, 759 ndeshje – 0,49)

10. Christian Vieri (259 gola, 525 ndeshje – 0,49)