Messi, gjysmë jete në Barcelonë

Sot janë bërë saktësisht 13 vjet nga dita që ndryshoi historinë e Barcelonës. Më 17 shtator të vitit 2000, Lionel Messi i shoqëruar nga babai i tij ateroi në aeroportin El Prat, për t’ju nënshtruar provave në Barcelonë, të cilat falë ndihmës nga Charly Rexach, i tejkaloi. Messi, 26-vjeç, sot ka bërë saktësisht gjysmë jete me…

Sport

17/09/2013 10:23

Sot janë bërë saktësisht 13 vjet nga dita që ndryshoi historinë e Barcelonës. Më 17 shtator të vitit 2000, Lionel Messi i shoqëruar nga babai i tij ateroi në aeroportin El Prat, për t’ju nënshtruar provave në Barcelonë, të cilat falë ndihmës nga Charly Rexach, i tejkaloi.

Messi, 26-vjeç, sot ka bërë saktësisht gjysmë jete me gjigantin katalan. Nga koha kur erdhi në skuadër si fëmijë, e deri më sot, ai ka hyrë në histori të klubit nga Nou Camp.

Përveç që vazhdon të jetë futbollisti kryesor i ekipit, Messi ka fituar katër herë me radhë Topin e Artë, shumë tituj të rëndësishëm përfshirë dy herë Ligën e Kampionëve.

Si dhe përjetoi gëzimin e lindjes të djalit, Thiago.