Messi, futbollisti i javës

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së pestë të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve nga portali “Who Scored”.

Sport

27/11/2014 15:24

Portali i mirënjohur “Who Scored” ka shpallur sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, si futbollistin më të mirë të xhiros së pestë të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ylli argjentinas realizoi het-trik në fitoren e gjigantit katalan në udhëtim te APOEL me rezultat 4:0.

Dhe, ai me këtë rast hyri në histori si realizatori më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 74 gola, tre më tepër se legjenda e Real Madridit, Raul.

“Who Scored” e vlerësoi Messin njësoj sikurse numri që mban në fanellë, 10.