Messi flet për përballjen e mundshme me Barcelonën: Do ishte mirë, por e çuditshme

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka folur lidhur me përballjen ndaj ish klubit, Barcelona.

Sport

11/08/2021 11:36

Tani që argjentinasi është pjesë e “Parisienëve”, ka mundësi që në Ligën e Kampionëve të përballen të dy klubet, përcjellë lajmi.net.

Messi tha se do ishte mirë të rikthehet te Barcelona, por njëkohësisht e çuditshme.

“Do ishte bukur të rikthehem te Barcelona. Shpresoj të ndodh me tifozë, por do ishte e çuditshme të luajë te Barcelona me tjetër fanellë”, nënvizoi argjentinasi.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do këtë një përballje të tillë./Lajmi.net/