Messi është Zot

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka konfirmuar rëndësinë e jashtëzakonshme të Lionel Messit për skuadrën e gjigantit katalan, pas lëndimit të tij të cilin e pësoi të dielën e që do ta mbajë jashtë fushës për rreth dy muaj. Messi dëmtoi kofshën e këmbës së majtë – për herë të dytë gjatë këtij edicioni –…

Sport

13/11/2013 07:00

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka konfirmuar rëndësinë e jashtëzakonshme të Lionel Messit për skuadrën e gjigantit katalan, pas lëndimit të tij të cilin e pësoi të dielën e që do ta mbajë jashtë fushës për rreth dy muaj.

Messi dëmtoi kofshën e këmbës së majtë – për herë të dytë gjatë këtij edicioni – dhe luajti vetëm 22 minuta në fitoren 4:1 ndaj Real Betisit.

Rëndësia e madhe e tij te Barcelona është e qartë, por Valdes e konfirmoi atë. “Messi është Zot, është më i miri dhe do të jetë përgjithmonë, për atë që ka bërë në ekip, dhe jam shumë i lumtur që e kam për bashkëlojtar”, deklaroi Valdes gjatë një konference për shtyp.

“Leo është i mërzitur. Por, të gjithë jemi me të dhe jam i sigurt se do të kthehet shpejt dhe do të jap 100 përqind nga vetja, siç ka bërë gjithmonë”, u shpreh ai.

Valdes është në sezonin e tij të fundit me Barcelonën pasi ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij sezoni kur edhe do t’i skadojë kontrata me gjigantin nga Nou Camp.