“Messi është shumë inteligjent, mund të luajë edhe pesë vjet”

Lionel Messi mund lehtësisht të luajë edhe për pesë vite tjera në nivele të larta, sipas ish mesfushorit të Liverpool dhe Barcelona, Luis Garcia.

Sport

08/07/2020 22:20

E ardhmja e Messit duket e pasigurt te Barcelona, me raportimet e medieve që Messi po konsideron largimin kur kontrata e tij të përfundojë në vitin 2021.

Messi do të jetë 34 vjeçar kur kontrata e tij përfundon me Barcelonën, por ai mbetet një nga lojtarët më produktiv, me 22 gola dhe 19 asistime në sezonin 2019/2020 në La Liga.

“Pse jo? Mënyra se si ai po luan, duke përshtatur stilin e tij në lojë, është mbresëlënëse”, ka deklaruar Garcia, kur është pyetur nëse Messi mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare.

“Çdo vit ai na paraqet neve diçka më ndryshe, por mban njëjtë numrin e golave dhe asistimeve. Edhe duke bërë më shumë”.

“Ai është duke u përshtatur, ai nuk kalon shumë kohë përpara sepse ai e di se është e vështirë, kështu që ai bie pak më shumë”.

“Ai tregon pse është kaq inteligjent. Ai e përshtat lojën e tij me atë që i duhet ekipit në çdo ndeshje”.

“Unë e shoh atë duke luajtur deri në vitin 2025, lehtësisht”./Lajmi.net/