Messi është shtjerrë
Lionel Messi është lodhur shumë, sa që këmbët e tij po i duken nga 100 kilogramë të rënda, secila prej tyre.

Sport
Lionel Messi nuk po ka paraqitje të mira në Botëror sepse ai është shumë i lodhur, madje është shtjerrë, tregon babai i tij, Jorge.
“Ai është i stërlodhur dhe ndien se këmbët e tij peshojnë nga 100 kilogramë secila”, thotë Messi senior.
Fjalët e tij nuk do t’ju pëlqejnë shumë tifozëve të Argjentinës, të cilët shpresojnë në një paraqitje fantastike nga “Pleshti” në finalen e së dielës ndaj Gjermanisë.
Ron Vlaar me shokë e ruajtën mirë Messin në gjysmëfinale, duke mos e lënë të marrë frymë, por për fatin e tij të mirë, Albiceleste fitoi me penallti ndaj Holandës.