Messi është prekur nga shkopi magjik
Luis Enrique thotë se Lionel Messi është prekur nga shkopi magjik qe disa vite. Trajneri i Barcelonës e konsideron yllin argjentinas si futbollistin më të mirë në botë, ndërsa e përshëndeti angazhimin e tij edhe në fazën defanzive.

Sport
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, edhe kur mbrohet.
44 vjeçari e drejtoi gjigantin katalunas për herë të parë në La Liga sonte, duke e mposhtur Elchen 3:0.
Edhe pse Javier Mascherano u ndëshkua me karton të kuq, kjo nuk e pengoi Lionel Messin me shokë që të fitonin.
Madje, ylli argjentinas realizoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Munir.
“Messi është më i miri në botë, edhe kur mbrohet. E pamë atë duke bërë gjëra të pabesueshme. Ai do të jetë më i miri në botë derisa jep asistime, shënon gola, bën presion”, deklaroi trajneri spanjoll.
“Ai është prekur nga shkopi magjik qe disa vite”, vazhdoi Luis Enrique, i cili e lavdëroi edhe talentin Munir El Haddadi, i cili shënoi një gol sonte.