“Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit”

Carles Puyol ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, duke përshëndetur zhvillimin e tij si lojtar në çdo mënyrë, derisa Barcelona po bëhet gati për një festë të trefishtë këtë sezon.

Sport

20/04/2019 10:38

Barcelona mundi Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Lionel Messin që shënoi dy herë të martën mbrëma në ‘Camp Nou’.

Ai është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 10 gola të shënuara, ndërsa udhëheq renditjen e golashënuesve edhe në La Liga, ku Barcelona është afër të mbyll çështjen e titullit për të dytin vit më radhë.

Katalanët gjithashtu janë në garë për Kupën e Mbretit, ku në maj zhvillojnë finalen kundër Valencias.

“Ai (Messi) po luan në një nivel të pabesueshëm”, ka thënë Puyol për Goal, përcjell ‘lajmi.net’.

“Për mua, ai është lojtari më i mirë në historinë e kësaj loje”.

“Ai e ka treguar këtë sezon pas sezoni dhe ju mund të shihni se si loja e tij ka evoluar, në të gjitha që ai bën tani”./Lajmi.net/

YouTube player