“Messi është lojtari i vetëm më i mirë se Neymar”

Ish presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, tha se do të përpiqet të nënshkruajë me superyllin e PSG, Neymar, pasi ai është lojtari i dytë më i mirë në botë pas Lionel Messi.

Sport

29/05/2020 08:03

Neymar u largua nga Barcelona në vitin 2017, kur PSG pagoi 222 milionë euro për transferimin e tij.

28 vjeçari nuk mundi të realizonte një rikthim te Barcelona vitin e kaluar, por do të jetë synim i tyre edhe këtë verë.

“Nëse do të isha president i Barcelonës, do të tentoja të nënshkruaja me Neymar”, ka deklaruar Rosell, përcjell lajmi.net.

“Ai është lojtari i dytë më i mirë në botë pas Lionel Messit dhe përshtatet në mënyrë të përkryer në filozofinë e klubit”.

“Por me përvojën, ai do të nënshkruante me ata dy kontrata, një sport dhe tjetra për sjellje”./Lajmi.net/