“Messi është Harry Potter i futbollit, kur të pensionohet ai nuk do të shikoj TV”

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është Harry Poter i futbollit, sipas Christian Vierit.

Sport

29/10/2020 09:45

Messi me një paraqitje fantastike ndihmoi Barcelonën në fitore 2:0 në udhëtim te Juventus.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në këtë ndeshje asistoi te goli i Ousmane Dembele, ndërsa shënoi nga penalltia në fund të takimit.

Vieri, i cili fitoi Serie A me Juventusin në vitin 1997 dhe ka veshur fanellën e Italisë 49 herë, vlerësoi paraqitjen e Messit në Torino.

“Një Barcelonë e mahnitshme, nuk kishte lojë. Ata mund të kishin shënuar gjashtë, shtatë gola shumë lehtë. Ata luajtën në mënyrë fantastike”, deklaroi Vieri pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Messi është një magjistar, ai është Harry Potter i futbollit dhe kur ai ndalet së luajturi, unë do të hedh televizionin tim. Unë nuk do të punoj më në TV, unë do të shikoj Netflix, sepse kur pensionohet ai, nuk ka asgjë për të parë”./Lajmi.net/