Messi është ende ‘baba’
Edhe pse humbi në garë për Topin e Artë 2013, Lionel Messi mund të ngushëllohet me faktin se është futbollisti me vlerën më të lartë në treg. Ylli argjentinas i Barcelonës mban këtë epitet për vitin e gjashtë të njëpasnjëshëm, kurse Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë, gjendet i dyti. Studimi i kryer…

Sport
Edhe pse humbi në garë për Topin e Artë 2013, Lionel Messi mund të ngushëllohet me faktin se është futbollisti me vlerën më të lartë në treg.
Ylli argjentinas i Barcelonës mban këtë epitet për vitin e gjashtë të njëpasnjëshëm, kurse Cristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë, gjendet i dyti.
Studimi i kryer nga firma konsulente braziliane Pluri Consultoria e vendos Messin në krye me vlerë prej 138 milionë euro para Ronaldos, me 107.
Pas tyre vjen përforcimi i Real Madridit, uellsiani Gareth Bale me 71 milionë euro dhe investimi më i madh i Barcelonës, Neymar me 67 milionë euro.
Ylli gjerman Mario Gotze, sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, golgeteri kolumbian Radamel Falcao dhe yje të tjerë të Real Madridit dhe Barcelonës vijnë në pozitat e tjera.