Messi e Suarez së bashku te një klub që nuk e kishte pritur askush

Lionel Messi e Luis Suarez kërkohen të largohen nga Barcelona.

Sport

12/09/2019 08:05

David Beckham ka plane të mëdha me skuadrën e Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish ylli i top klubeve evropiane, pronar i ekipit të ri amerikan ka një ide shumë ambicioze.

“Mundo Deportivo” raporton se Beckham dëshiron transferimin e dyshes së Barcelonës, Lionel Messi e Luis Suarez, transmeton lajmi.net.

Lajmi për interesimin e Miamit për blerjen e Suarezit u publikua fillimisht më 21 gusht.

Mirëpo, raportimet e fundit se po ashtu edhe Messi mund të ndahet me klubin katalan kanë paralajmëruar Beckhamin në lidhje me angazhimin e argjentinasit te Miami. /Lajmi.net/