‘Messi e sakrifikoi vetën për Argjentinën’

Ish-trajneri i Argjentinës, Alejandro Sabella ka mbrojtur Lionel Messin i cili është duke u kritikuar për formën e dobët, duke thënë se ai e sakrifikoi vetën e tij për ti ndalë në ndihmë Kombëtares së Argjentinës.

Sport

29/10/2014 18:54

Alejandro Sabella ka thënë se Lionel Messi e sakrifikoi vetën e tij, për të mirën e Argjentinës në Kampionatin Botëror 2014.

“Messi është një shembull për Argjentinën. Ai e vendosi vetën e tij në dispozicion të skuadrës dhe luajti në solidaritet me bashkëlojtarët”.

“Unë e lavdëroj Messin për formën në Kupën e Botës. Ai e vendosi grupin në rendin e parë, pastaj vetën e tij, dhe ai personalisht e sakrifikoi vetën e tij për skuadrën”, tha Sabella për Radio La Red.