Messi e Ronaldo? Më mirë Suarez

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke ka thënë se futbollisti të cilin do të dëshironte ta kishte për bashkëlojtar, është sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, edhe pse pranoi se uruguaiani do të ishte tepër i shtrenjtë për klubin madrilen. Suarez ka shkëlqyer për Reds këtë sezon duke shënuar 24 gola. Dhe, i pyetur se kënd do…

Sport

08/03/2014 10:00

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke ka thënë se futbollisti të cilin do të dëshironte ta kishte për bashkëlojtar, është sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, edhe pse pranoi se uruguaiani do të ishte tepër i shtrenjtë për klubin madrilen.

Suarez ka shkëlqyer për Reds këtë sezon duke shënuar 24 gola.

Dhe, i pyetur se kënd do të dëshironte ta sillte në Atletico, në mes Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Suarez, Koke pranoi se është e “pamundur” të angazhohen ylli i Real Madridit dhe ai i Barcelonës, andaj përzgjodhi golgeterin e Liverpoolit.

“Mendoj se Ronaldo dhe Messi janë të pamundur për t’u transferuar andaj e zgjedh Suarezin, por po bëhet fjalë për shumë para”, deklaroi Koke për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

I pyetur nëse preferon të fitojë La Ligën ose Kampionatin botëror, Koke shtoi: “Është pyetje e komplikuar por i dua të dyja. Atletico është skuadra ime, ku kam luajtur gjithmonë, por edhe ekipi Kombëtar është si shtëpi, jam pjesë e tij nga mosha 15-vjeç”.