“Messi e Ronaldo janë me fat dhe pa fat që luajnë në të njëjtën epokë”

Jose Mourinho vazhdon të merr vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e bëra në studiot televizive.

Sport

15/03/2019 14:52

Trajneri portugez është i papunë që nga 18 dhjetori i vitit të kaluar, kur ndërpreu bashkëpunimin me Manchester United.

Ish trajneri i Interit, Real Madridit dhe Chelsea, ka bërë një deklaratë interesante derisa ka folur për Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon.

Mourinho ka thënë se Ronaldo dhe Messi janë me fat, dhe në të njëjtën kohë të pafat që luajnë në të njëjtën epokë.

“Mendoj se Ronaldo është emri i javës. Ishte padyshim një performancë fantastike e skuadrës, por pa atë, pa atë personalitet, eksperiencë dhe ambicie natyrale dhe krenari, nuk mendoj se do të kishte qenë e mundur.Nëse nuk do të kishte qenë Ronaldo me atë performancë, atëherë Messi do të kishte marrë të gjithë vëmendjen. Është kjo ajo që ndodh javë pas jave. Mendoj se ata janë me fat dhe pa fat që ndodhen në të njëjtën gjeneratë”, ka deklaruar Mourinho.

“Ata janë të bekuar sepse mund të garojnë me njëri tjetrin, të krahasohen mes tyre në mënyrë pozitive, marrin ekstra motivim me arritjet e tyre, numrin e golave, të trofeve kolektivë dhe atyre individualë…”.

“Nga ana tjetër, janë të mallkuar, sepse nëse do të ishte vetëm njëri prej tyre, atëherë ai do të numëronte 10 “Topa të Artë”, po aq trofe të “Këpucës së Artë” e trofe e rekorde të tjera”./Lajmi.net/