Messi e pranon, Ribery është më i miri

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar se mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery e meritoi të fitojë çmimin e UEFA-së për futbollistin më të mirë të vitit në Evropë. Argjentinasi dhe Cristiano Ronaldo u mposhtën në konkurrencë nga Ribery, pas suksesit të trefishtë të francezit me Bayern Munichun, edicionin e kaluar. “Ishte një nder…

Sport

12/09/2013 16:30

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar se mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery e meritoi të fitojë çmimin e UEFA-së për futbollistin më të mirë të vitit në Evropë.

Argjentinasi dhe Cristiano Ronaldo u mposhtën në konkurrencë nga Ribery, pas suksesit të trefishtë të francezit me Bayern Munichun, edicionin e kaluar.

“Ishte një nder që sërish isha në garë, në mesin e tre më të mirëve në Evropë”, deklaroi Messi për webfaqen e UEFA-së. “Ka shumë futbollistë të mirë në botë dhe është kënaqësi e vërtetë të jem në garë, por Ribery e meritoi çmimin”, u shpreh Messi.

Gjiganti katalan u mposht me rezultat të përgjithshëm 7-0 nga Bayern Munich në rrugëtimin e suksesshëm të bavarezëve drejt trofeut të Ligës së Kampionëve. Messi ka pranuar se ajo disfatë e rëndë i ka lënë “shije të keqe” në gojë.