Messi e fitoi Topin e Artë, por kjo ishte renditja në top pesë më të mirët

Tashmë ka përfunduar ceremonia për "Topin e Artë".

Sport

29/11/2021 21:58

Ylli i PSG-së, Lionel Messi e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë për herën e shtatë në karrierë, shkruan lajmi.net.

Pas tij u rendit, ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe vendin e tretë e zuri mesfushori i Chelseas, Jorginho.

Pas tyre, u rendit sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, në pozitën e katërt dhe mesfushori N’Golo Kante në pozitën e pestë./Lajmi.net/