Messi e ëndërron Botërorin
Lionel Messi insiston se shpirti i ekipit në Përfaqësuesen e Argjentinës është jashtëzakonisht i fuqishëm, para Botërorit të Brazilit. Ekipi i Alejandro Sabellas është njëri prej favoritëve për ta fituar këtë kompeticion në kontinentin e tyre dhe sulmuesi i Barcelonës e pranon se gjithçka është e mundshme. “Është e qartë se Botërori është ëndërr dhe…
Sport
Lionel Messi insiston se shpirti i ekipit në Përfaqësuesen e Argjentinës është jashtëzakonisht i fuqishëm, para Botërorit të Brazilit.
Ekipi i Alejandro Sabellas është njëri prej favoritëve për ta fituar këtë kompeticion në kontinentin e tyre dhe sulmuesi i Barcelonës e pranon se gjithçka është e mundshme.
“Është e qartë se Botërori është ëndërr dhe synim. Ne e dimë se gjithçka është e mundshme, por ne mundohemi të përparojmë pak ngapak”, deklaroi fillimisht ylli i Barcelonës për TyC Sports.
“Në ekipin kombëtar ne e kemi një grup solid miqsh. Disa nga ne e njohin njëri tjetrin që kur ishim fëmijë. Kjo është diçka e mirë. Ne e shijojmë futbollin kur luajmë së bashku si ekip”, vazhdoi ai.
Messi qëndroi në Indi, për një kontratë marketingu dhe e pranon se mbështetja që e ka marrë në këtë vend ka qenë e pabesueshme.
“Është e jashtëzakonshme të jesh në Indi dhe të kesh njerëz që qëndrojnë përreth hotelit deri në ora 4 të mëngjesit. Jua di për nder tifozëve për dashurinë që e shfaqin ndaj meje. Unë mundohem t’jua kushtoj kohën time atyre, por ndonjëherë kjo është e pamundur”, vijoi ai.
Gjithashtu, 26 vjeçari ka folur edhe për faktin e të qenit baba dhe se si djali i tij, Thiago, ia ka ndryshuar jetën jashtë fushës.
“Të jesh baba, e ka vendosur futbollin në rend të dytë. Kur bëhesh prind, gjithçka ndryshon”, shtoi Messi, i cili ka realizuar 13 gola në 11 ndeshjet e fundit të Barcelonës.
Argjentina, e cila barazoi me Rumaninë në fillim të këtij muaji, do të luajë në Grupin F të Botërorit, ndaj Nigerisë, Iranit dhe Bosnje e Hercegovinës.