Messi e do Botërorin

Lionel Messi nuk e ka fshehur dëshirën për ta fituar Botërorin. Sulmuesi argjentinas dëshiron ta bëjë këtë për popullin argjentinas. Ai dëshiron ta shijojë deri në maksimum kompeticionin që mbahet në Brazil.

Sport

29/05/2014 20:08

Lionel Messi i ka ndezur motorët. Ylli argjentinas është i vendosur ta ndihmojë Argjentinën për ta fituar Botërorin në Brazil, për ta kompletuar një karrierë të jashtëzakonshme.

“Dua ta fitoj Botërorin, por jo për t’ua ndërruar mendimin njerëzve për mua, por për t’iu bashkuar Botërorin trofeve të mi të fituar”, deklaroi fillimisht 26 vjeçari.

“E vetmja gjë që më intereson për momentin është të luaj futboll. Këtë e kam bërë gjithmonë, që kur isha fëmijë dhe do të vazhdoj ta bëj edhe tash”.

“E kam thënë gjithmonë që, kur të lodhem duke e shijuar këtë sport, do të pensionohem. E bëj sepse më pëlqen”, vazhdoi ai.

“Kundërshtari më i fortë? Janë Neymar, Iniesta, Xavi, Cristiano, Robben e Ribery. Nuk dua ta them një emër të vetëm”, përfundoi Messi.