Messi e bën edhe një premtim
Lionel Messi nëpërmjet llogarisë në Facebook, është shprehur i impresionuar me pritjen e tifozëve në Camp Nou një natë më parë.

Sport
Barcelona një natë më parë e mundi Romën në Camp Nou, ku edhe u bë prezantimi zyrtar i skuadrës blaugrana.
Pritja e tifozëve, ka qenë një moment i veçantë për Lionel Messin, që premton vazhdimin e përpjekjeve për të realizuar ëndrrat për tifozët.
“Prezantimi i ekipit para tifozëve tanë është gjithmonë një moment i veçantë. Faleminderit që gjithmonë jeni me ne. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të bërë realitet ëndrrat tona”, ka shkruar Messi në Facebook.
Messi në ndeshjen ndaj Romës, e shënoi golin e dytë për Barcelonën.