Messi e barazon rekordin e Cristiano Ronaldos

Leo Messi është duke shkuar hap pas hapi rekordeve që i mban Cristiano Ronaldo.

Sport

18/03/2019 10:38

Leo Messi ka arritur që ta barazoj një rekord të Cristiano Ronaldos.

Ylli argjentinas shkëlqeu mbrëmë në fitoren e Barcelonës ndaj Real Betisit, duke realizuar het-trik, përcjell lajmi.net.

Messi e realizoi het-trikun e tij të 34 në karrierë, duke u barazuar kështu me Ronaldon.

Për të arritur 34 het-trike, Messit i janë dashur 444 ndeshje, kurse Cristiano Ronaldo (292). /Lajmi.net/