”Messi dhe Ronaldo duhet të ndajnë çmimet çdo sezon”

Dimitar Berbatov mendon se çmimet e Topit të Artë dhe FIFA Best duhet t'i japin fund debatit mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos thjesht duke i dhënë të dy lojtarëve çmimin çdo sezon.

Sport

09/10/2019 09:13

Dyshja garuan bashkë në Spanjë ku kanë luajtur te Barcelona përkatësisht Real Madrid.

Ronaldo që atëherë ka kaluar te Juventus dhe së fundmi ka humbur çmimin FIFA Best të cilin e fitoi Messi, pavarësisht se portugezi fitoi Serie A dhe Nations League me Portugalinë, transmeton lajmi.net.

“Ronaldo kundrejt Messit, si mund t’i ndani ata? Unë mendoj se ata [France Football & FIFA] duhet t’i marrin çmimet e tyre dhe t’ua japin atyre të dyve. Gjatë gjithë kohës. Ju nuk mund të thoni se ky është më i mirë si tjetri”, thaBerbatov.

“Ronaldo i dëshiron ato të gjitha sepse është kaq ambicioz. Ai është i dëshpëruar të thyej çdo rekord”.

”Messi nuk po e tregon atë por brenda dhe kur është në shtëpi, atëherë ai me siguri mendon të fitojë të gjitha”, u shpreh bullgari. /Lajmi.net/