Messi dhe Griezmann nuk kanë raporte të mira – francezi do të ofrohet si pjesë këmbimi për Neymar?

Ditëve të fundit është raportuar shumë për raportet jo të mira mes Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

Sport

04/10/2019 20:01

Girezmann iu bashkua skuadrës së Barcelonës gjatë kësaj vere, për shumën e 120 milionë eurove, por kjo nuk ishte lëvizja e preferuar e argjentinasit, i cili donte Neymarin në ‘Camp Nou’.

Messi dje ka thënë se ka raporte normale me Griezmann dhe se janë duke punuar në këtë aspekt, por dukej sikur këto fjalë ishin vetëm për mediet.

Raportime nga Franca thonë se Griezmann mund të përdoret si pjesë këmbimi në ofertën e Barcelonës për Neymar, gjatë verës së ardhshme, transmeton lajmi.net.

Barca tentoi shumë gjatë kësaj vere që të siguronte shërbimet e Neymar, por ofertat e tyre nuk prekën kërkesat e PSG.

Mbetet të shihet nëse raportimet lidhur me Griezmann do të jenë të vërtetat dhe Barca do të arrijë të sigurojë shërbimet e brazilianit, përmes ish lojtarit të Atletico Madrid. /Lajmi.net/